E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshengritesit proteste para Kryeministrise

Kombetarja shqiptare e peshengirtjes ka zhvilluar sot nje proteste para Kryeministrise per trajtimin ushqimor dhe shperblimet.
Peshengritesi Erkand Qerimaj tha se peshengritesve i eshte dhene nje shperblim minimal nderkohe qe prej muajsh nuk marrin trajtimin ushqimor per te cilen kane nevoje. Sipas tij Federata e Peshengritjes eshte treguar arrogante dhe nuk pranon te kontaktoje me peshengritesit.
Peshengritesit kane kerkuar takim me kryeministrin Berisha per te shprehur kerkesat e tyre.
Qerimaj paralajmeroi protesta te tjera me mbeshtetjen e tifozeve. Ai shtoi gjithashtu se peshengritesit do te njoftojne te gjithe institucionet boterore te peshengritjes si dhe mediat boterore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›