Peshengritja Qerimaj renditet i 6-i ne Boteror

Peshengritesi shqiptar qe garon ne peshen 77 kg pertej synimeve te tija ka mundur te qendroje mes me te mireve te botes ne perfaqesimin e pare ne baterine A ne nje kampionat boteror.
Ne te vertete nuk ka nisur mire garimi per Erkand Qerimajn ne stilin e shkeputjes ku ne proven e pare me 150 kg shtangisti kuqezi ka deshtuar. Dy provat e tjera ishin te sakta duke e mbyllur kete stil me 155 kg dhe perfundoi ne vendin e 9-te.
Ne stilin e shtytjes gara e shkodranit ishte pothuaj perfekte fale edhe strategjise shume te sakte te zgjedhur nga trajneri Kovaci. Qerimaj ne proven e pare ne shtytje ngriti me lehtesi 185 kg duke treguar siguri per te kerkuar nje vend te mire. Prova e dyte me 191 kg e katapultoi ne vendin e 4-te i cili u konfimuar edhe pas proves se fundit me 196 kg.
Ne dygaresh Erkand Qerimaj arriti ne 351 kg duke zene vendin e 6-te.
Kampion i botes ne peshen deri ne 77 kg u shpall armeni Tigran Martirosian me 373 kg kinezi Lu Xiaojun u rendit i dyti ndersa egjiptiani Tarek Jehia plotesoi podiumin.