Peshengritja, shpresa per medalje ari
Nisi zyrtarisht edicioni i 16-te i Lojerave Mesdhetare "Peskara 2009", ku mori pjese edhe Shqiperia, e cila konkurroi ne disa sporte me nje numer rekord atletesh. Delegacioni shqiptar, bashke me 21 vendet pjesemarrese ne Lojerat Mesdhetare eshte vendosur ne Peskara, ne qytetin italian qe organizon edicionin e radhes te Lojerave Mesdhetare. Vendi yne synon te fitoje disa medalje ne kete aktivitet. Pervec disiplinave te atletikes, peshengritjes, mundjes, vendi yne eshte perfaqesuar ne Peskara edhe me disa ekipe te tjera si volejbolli, basketbolli dhe futbolli. Dje ne fshatin e Lojerave Mesdhetare, ne Peskara u organizua ceremonia e ngritjes se flamurit, ne prani te sportisteve nga i gjithe Rajoni i Mesdheut. Sipas protokollit te caktuar qe vendoset nga organizatoret, ceremonia qe eshte organizuar nga kryetarja e fshatit zj.Fabrizia D'Ottavio (Medalje Argjendi ne Olimpiaden Athina 2004- Gjim.Ritmike) dhe zv/kryebashkiaku z.Stefano Ferrante i uruan shefit te Misionit, z.Kliton Muca, mireseardhjen zyrtare te delegacionit shqiptar, pjesemarres ne keto lojera. Ceremonia filloi me degjimin e himnit shqiptar dhe ngritjen e flamurit nga toga e karabiniereve. Me pas kryebashkiakja e fshatit znj. D'Ottavio uroi delegacionin shqiptar per pjesemarrjen ne keto lojera. Shqiperia ka arritur te fitoje ne pjesemarrjen e pare tre medalje ari, ne vitin 1989. Prej atij viti sportiste tane ne edicionet e metejshme nuk kane sjelle medalje ari, por vetem argjendi dhe bronci. Ne Peskara shpresohet dhe ka nje optimizem se do te arrihen medalje ari. Ne peshengritje, nisur nga rezultate e viteve te fundit qe kane shenuare sportiste si Romela Begaj dhe Arkand Qerimaj, shanset jane te medha. Sportistet tane jane akomoduar ne ambientet e fshatit dhe kane nisur pergatitjet per garat e para.
Favorite:
Romela Begaj 58 kg, Fetie Kasaj 58 kg, Briken Calja 69 kg, Erkand Qerimaj 77 kg, Endri Haxhihyseni 85 kg, Endri Karina 85 kg, jane gjashte sportistet e peshengritjes shqiptare qe do te konkurrojne ne Peskara dhe prej te cileve priten medalje ari.
Favorite:
Romela Begaj 58 kg, Fetie Kasaj 58 kg, Briken Calja 69 kg, Erkand Qerimaj 77 kg, Endri Haxhihyseni 85 kg, Endri Karina 85 kg, jane gjashte sportistet e peshengritjes shqiptare qe do te konkurrojne ne Peskara dhe prej te cileve priten medalje ari.