Pranga te miturit, vodhi dy konkurrente te "Miss Shqiperia 2009"
Nje i mitur eshte vendosur ne pranga, pasi ka tentuar te vjedhe konkurrentet e "Miss Shqiperise 2009". Policia e Kavajes ka kryer dy dite me pare arrestimin ne flagrance te shtetasit A.M, lindur dhe banues ne Kavaje. Sipas policise, i mituri eshte kapur duke vjedhur ne kompleksin turistik "Xixa", ne Golem, apartamente ku qendronin konkurrentet per "Miss Shqiperia 2009". Mesohet se 14-vjecari ka arritur te vjedhe shumen prej 6.200 lekesh dy prej konkurrenteve, si dhe shumen e parave prej 4.000 leke e 15 euro. Materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Durres te Seksionit te te Miturve, per vepren penale te "vjedhjes".