E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati, vezhgues i Spanje-Tunizi, 2-2

Trajneri i kombetares shpresa, Artan Bushati ishte i pranishem, me pjesen me te madhe te ekipit tone ne stadium, per te ndjekur ndeshjen mes dy kundershtareve te pare te grupit tone Spanjes dhe Tunizise. Kjo ndeshje eshte zhvilluar pasdite dhe stervitja e ekipit tone shpresa, qe ka mberritur prej tre diteve ne Peskara, ndryshoi program. Ndeshja mes Spanjes dhe Tunizise perfundoi ne barazim 2-2, duke i dhene me shume mundesi per nje sukses kuqezinjve. Kombetarja jone shpresa do te perballet neser me Tunizine, kurse dy dite me vone do te luaje kunder Spanjes. Shqiperia ben pjese ne nje grup te veshtire, pasi Spanja eshte skuadra me e forte, mes ekipeve pjesemarresve por edhe Tunizia, nga ndeshja e djeshme tregoi se ka synime te larta. Gjithsesi, trajneri Bushati para nisjes se ekipit shpresa, deklaroi se me teper se triumfi synohet qe ndonje lojtar te spikase dhe te afrohet me tej ne ekipin e pare, per te forcuar kombetaren para "Euro 2012".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›