E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjethet zune te zverdhen

TIRANE - Periudhen menjehere pas ekuinoksit te vjeshtes qe neper kalendare fi ksohet me 23 Shtatorin e cdo viti zakonisht njerezit jane mesuar ta shprehin me fjalet Gjethet zune te zverdhen. Kuptimi me konkret i kesaj thenieje eshte pasqyruar me se shumti jo vetem ne bisedat e perditshme te stines por vazhdimisht dhe ne menyre shume mbreselenese edhe ne veprat artistike te mjaft piktoreve te njohur apo edhe te atyre te panjohur te cileve u ka qene bere zakon si edhe tani qe tu vene poshte kornizave titullimin klishe Peizazh vjeshte.

Ndonese kete vit prej disa muajsh rresht kane mbizoteruar temperatura te larta dhe ende tablote sinoptike nuk paraqesin ndryshime te ndjeshme edhe banoret tane perseri nuk dyshojne qe nata ka nisur ti marre dites gradualisht minuta te tera qe se shpejti do te kthehen ne ore. Ashtu sikurse zhurma e beharit po ia le kohen me se shumti qetesise qe fillimisht me puhiza te herepashershme lajmeron afrimin e shirave rrebesheve dhe oshetimave. Keshtu njerezit tek hedhin syte andej ndash kendej per tu bere gati te nxitojne nuk harrojne te perserisin fjalet e kahershme si liturgji kungatash Gjethet zune te zverdhen.
Ne te tilla caste shpesh here nuk eshte nevoja te flasesh por mjafton qe te arrish te tregosh me gisht dhe te heshtesh nese dikush qe nuk ka nisur ti flashket imagjinata sdo mend qe do te turrej duke tu drejtuar Qendro ketu se sdua te degjoj dhe as te shoh me teper Mjaft kam kuptuar. Nuk ka dyshim qe nese ky dikush eshte thelluar se tepermi smund tia prishesh mendimin me shpjegime. Megjithate sidoqofte tani romantizmi i zakonshem i kesaj stine puna e do qe shumekush ta bashkoje zerin me ate te te tjereve dhe keshtu se bashku te rrefeje qofte edhe shkarazi ato qe vjeshta e vjetshme i trashegoi kesaj te tashmes.
Atehere kur ne sfondin e jetes se ketij vendi u shfaqen disa pikepyetje te medha qe ua mberthenin vemendjen mjaft njerezve te pamundesia e tyre per te zgjedhur realisht ata qe do ti qeverisnin se votat perseri e perseri ua paten vjedhur shume shpejt u ndje kriza qe shume shpejt do te thellonte krizen nate vjeshte kur gjethet zune te zverdhen edhe endrat nisen te zvjerdhen. Nje grusht njerezish qe me menyre te paskrupullt zaptuan pushtetin i dhane mundesine vetes qe me te njejten menyre po aq te paskrupullt te vijonin qe te zaptojne tere Shqiperine gjithcka te saj. Te pandalshem ne hovin e tyre asnjehere nuk i vune veshin thirrjes per te lejuar transparencen e zgjedhjeve. Dhe kur masat e gjera te qytetareve tunden kembet dhe mbushen bulevard e sheshe te Tiranes Kryeministri yne tallej. Tallej here duke dale ne dritare te zyres se tij qe ti lsquopershendeste dhe here duke iu ofruar nga foltorja e Kuvendit lsquondihmen e vet per organizimin e tubimeve te tjera here duke perqeshur e pergojuar publikisht rrugen sublime qe kishin zgjedhur perfaqesues dhe mbeshtetes te opozites me ngritjen e cadrave te tyre te urise here duke derguar kasnece edhe gruan e tij mjeke neper spitale e institucione rrogtaret e te cileve u dashkej nga halli apo nga malli te firmosnin peticione kunder atyre grevisteve here duke trumbetuar vetem me llafe lart e poshte lufte kunder korrupsionit here duke ia faturuar opozites ato grabitje qe njerezit e vet i kane bere dhe i bejne pikerisht me urdherat e tij here duke u perbetuar per zbatimin e Kushtetutes ne zgjidhjen e krizes dhe here duke e shkelur kete Ligj Themelor me te dyja kembet.

Kjo krize qysh ne fillimet e veta u krijoi aleateve dhe partnereve tane te medhenj keqardhje per lengaten qe do te shoqeronte jeten e shqiptareve. Prandaj perfaqesuesit e tyre nuk mbyllen gojen ku u lane pak vend buzeqeshjeve te kortezise nderkombetare. Ishin edhe ata qe leshonin publikisht deklarata revoltimi ne permbajtje te te cilave ndjeheshin qarte nota trishtimi. Qe atehere ne fillim te vjeshtes se kaluar Ambasadori britanik ne perfundim te mandatit ne Shqiperi zgjodhi mbajtjen nga ana e tij te nje leksioni ne Universitetin e Shkodres per te dhene mesazhin alarmues sipas te cilit ketu demokracia po shkiste nga binaret. I njejti konstatim u artikulua aty nga fundi i vitit edhe nga pasardhesja e tij edhe nga ambasadori gjerman nga ai danez etj. Nga kjo lozhe diplomatike sigurisht qe nuk mund te mos kujtohet edhe Ambasadori amerikan ne Tirane qe edhe ne prag te largimit perfundimtar qe ketej e mbylli biseden e tij te zhvilluar ne nje stacion televiziv kombetar me keshillen e vyer per te gjithe qytetaret shqiptare Mbroni Demokracine Ashtu sikurse tash se fundi Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Parlamentit britanik u ngjit ne podiumin e Kuvendit te Shqiperise per tiu drejtuar deputeteve shqiptare me se pari dhe me se shumti atyre te maxhorances qe te gjenin domosdoshmerisht gjuhen e mirekuptimit per hir te interesave jetike te popullit te tyre te vendit te tyre.
Dhe megjithate koalicioni qeverises nuk ka treguar ne thelb asnjehere asnje gatishmeri per te kryer transparencen e zgjedhjeve dhe per te permiresuar gjendjen ekonomike te qytetareve durimi i te cileve tashme eshte sosur perfundimisht. Perkundrazi. Ne nje kohe kur shifra e te papuneve ka arritur nivele jashtezakonisht shqetesuese Kryeministri vazhdon te tregoje si ketu ashtu edhe ne Nju Jork Bruksel apo gjetke e gjetke perralla te merzitshme sipas te cilave edhe ky vit do te na u mbyllkerka me rritje ekonomike te papare ne te gjithe Europen se prodhimi i brendshem bruto do te realizohet ne nje mase mese te dyfishte nga parashikimi i Fondit Monetar Nderkombetar. Ne nje kohe kur qe prej nje viti pra qe nga fillimi i kesaj Legjislature nuk eshte bere e mundur qe te miratohet asnje ligj organik lideri i maxhorances kerkon te habite dynjane me planet per realizmin e te gjitha reformave europianizuese. Ne nje kohe kur kaluan tre muaj nga votimi ne Parlamentin Europian me nje kuorim te paprecedent te nje Rezolute te posacme rreth zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi dhe kur po kaq kohe u mbushen me bisedime te vazhdueshme ndermjet kryetareve te dy grupeve parlamentare kryesore vendase per ngritjen e nje komisioni hetimor me objekt te pacunguar maxhoranca eshte kthyer ne piken zero duke mos lejuar qe te planifikohet as ne planin trejavor te ardhshem te veprimtarise se Kuvendit diskutimi mbi permbushjen e kesaj detyre.

Pare gjendja aktuale reale dhe e plote ne klimen e kesaj krize komplekse dhe konvultive pa vene re asnje amplitude zgjidhjeje tani tingellojne plotesisht te aresyeshme thirrjet e liderit te opozites ne takimet me qytetaret e kudondodhur per te mos pritur pafundesisht dhe pashpreserisht mundesite konsensuale por per tu ngritur masivisht e aktivisht ne protesta te vazhdueshme dhe gjeografikisht te gjera motua e te cilave do te jete mosnjohja madje rrezimi nga pushteti i kesaj Qeverie dhe i klaneve te saj qe kerkojne te pervetesojne edhe pasurine e mbetur mbi token e ketij vendi dhe ate ne thellesite e saj duke synuar te pergjunjin perfundimisht dinjitetin e shtetasve te vet aq sa tu rrembejne atyre edhe lapren e syrit.
Ne kete kuptim te se vertetes lakuriqe ska se si te te bindin fjalet e nje ish ndash Presidenti shqiptar te dale nga gjiri i opozites i njohur pergjithesisht dhe teresisht si politikan flegmatik i cili shfaqet keto dite neper ekrane per tu mbushur mendjen njerezve se protestat nuk jane vecse fantazi politike se fundja ato te meparshmet e sensibilizuan faktorin nderkombetar se me e mira eshte qe opozita te nenshtrohet nje here e mire dhe te perpiqet te gjeje bashke me maxhorancen emeruesin e problemit. Mirepo cilat jane formulat e efektshme dhe cili na qenka ky emerues i perbashket ne kushtet konkrete qe po perjetohen mos pretendo ti mesosh prej gojes se ketij fizikani qe prej kohesh vetmbeti i menjanuar me lsquoteorite e tij aspak dinamike dhe imponuese
Por a do te degjeneronin protestat ne nje gjendje kaotike cka do te trembte cilindo te cilit nuk mund ti hiqet nga mendja turbullira zymtesuese e 97 - s Pa dyshim qe mes ketyre viteve nuk mund te hiqet asnje paralele vec te tjerash edhe pse atehere politikanet e opozites disa te rrahur burgosur e te gjymtuar nga regjimi i ketij lideri te maxhorances se sotme dhe disa te tjere te ngujuar ne komoditetin e katedrave e te shtepive me se shumti beheshin gati tia mbathnin nga ky vend nje ore me pare dhe te ktheheshin me vone me kurorat e dafines. Por edhe pse tani gjendemi perpara nje kufiri te fundit per tu ndare nga tranzicioni i tejzgjatur. Dhe prandaj kujtdo mund ti japin fryme ato fjalet e nje prej ish ndash presidenteve amerikane me ne ze i cili thoshte dikur se nje popull mund te detyrohet qe te shkoje ne rrugen e demokracise edhe me force.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›