Peshëngritje, Fetije Kasaj renditet e para në garën e shtytjes
TIRANË-Rikthehet në nivele të larta peshëngritësja e njohur Fetije Kasaj, e cila sot ka konkurruar në peshën 58 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë. Kasaj ka konkurruar në Baterinë B, ku merrnin pjesë 5 peshëngritëse. Në stilin e shtytjes nuk ka qenë e suksesshme, pasi ka ngritur vetëm 75 kg, ndërsa për 78 kg ka dështuar dy herë. Renditet e katërta në këtë garë.
Por në garën e shtytjes Fetije Kasaj ka ngritur 103 kg, duke zënë vendin e parë, pasi ka ngritur 3 kg më shumë se vendi i dytë. Në dy garësh ajo është renditur e treta me 178 kg, po aq sa kishte edhe vendi i dytë, por pesha trupore e Kasajt ka qenë disa gramë më shumë.
Në orën 20:00 do të garojë Romela Begaj, e cila pretendon të marrë medalje, pasi garon në Baterinë A.
(d.b/BalkanWeb)