Peshëngritje, garojnë 98 të rinj 17 vjeçarë
KORÇË- Sot ka filluar kampionati kombëtar i peshëngritjes për moshat e reja. Ky kampionat për moshat deri në 17 vjeç po zhvillohet në qytetin e Korçës. Ka filluar sot në mesditë duke pasur 98 peshëngritës konkurrentë.
98 peshëngritës të moshave deri në 17 vjeç kanë bërë përpjekje sot për të fituar titullin kampion të Shqipërisë në peshëngritje për moshat e reja. Nga 98 peshëngritës mes tyre jane 6 femra dhe marrin pjesë 12 klube sportive. Pavarësisht rëndësisë për titullin kombëtar, ai që do dalë kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombëtare për peshëngritje. Për rëndësinë e këtij aktiviteti ka komentuar Ilir Kraja sekretari i klubit të peshëngritjes shqiptare është shprehur se ‘peshëngritësit fitues që do të dalin nga ky kampionat do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin ndërkombëtar të peshëngritjes për moshat nën 17 vjeç që do të zhvillohet në Francë’.
Ndërkohë që Shqipëria ka fituar disa herë titullin kampion në peshëngritje. Edhe sekretari Ilir Kraja ka thënë se Shqipëria ka fituar disa herë medalje në kampoinate ndërkombëtare, edhe këtë radhë shpresojmë që të zëmë ndonjë vend nderi.Artan Grabocka