E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshengritje shtanga e godet te qafa

Kampioni olimpik në fuqi në peshëngritje për peshën e rëndë 105 kg, gjermani Matias Shtainer, është goditur nga shtanga në momentin e ngritjes së 196 kilogramëve, në provën e tij të tretë.

Humbja e ekuilibrit për fat është shoqëruar nga një reagim i shpejtë i shtangistit gjerman, por gjithsesi dëmtimi ka qenë i rëndë.

Ai ka qëndruar për disa minuta mbi pedanë, ku është ndihmuar të ngrihet edhe nga mjekët, të cilët nxituan për t'i ardhur në ndihmë.

Më pas ai është ngritur duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit.

Londër 2012
Vdes fansi më i madh i Olimpiadës
Stërvitja e një kampioni garash në 10 000 m
Rekord olimpik në 100 metra me pengesa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›