Peshiç:Të nxirret jashte loje Sllobo i vogël
Deputetja e pavarur dhe sociologia Vesna Peshiç konsideron se Partia Demokratike duhet ta përjashtojë liderin e Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, përkatësisht, siç e quan ajo, “Sllobën e Vogël” nga bisedimet për formimin e qeverisë së re të Serbisë.
“Daçiç mendon se pa të nuk mund të formohet koalicioni dhe për këtë nga të dy palët (Partia Demokratike dhe nga Partia Përparimtare e Serbisë)kërkon që të jetë kryesori. Konsideroj se Daçiç sillet kështu seps prapa tij janë rusët dhe shefja e tij Mira Markoviç. Për këtë aryse duhet përjashtuar atë Sllobën e Vogël”, ka thënë Peshiç për televizionin serb B92.
Daçiç sipas saj, i ka kthyer kuadrot e vjetra të Partisë Socialiste të Serbisë.
“Nëse dëshirojmë që të lirohemi nga e kaluara, duhet të lirohemi nga Daçiç”, tha ajo.