E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, rifillojnë bisedimet për çështjen bërthamore të Iranit

Takimi dy ditor mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore (SHBA, Rusi, Kine, Francë, Britani plus Gjermani) vjen pas dy samiteve të mëparshme të mbajtura në Stamboll dhe Bagdad përgjatë dy muajve të fundit.

Më herët gjatë këtij muaji, agjencia për mbikëqyrjen bërthamore të OKB-së, pranoi se bisedimet bërthamore me Teheranin kishin përfunduar pas asnjë progres.

Perëndimi dyshon se Irani po kërkon të ndërtojë armë bërthamore- një pretendim I hedhur poshtë nga Teherani.
Korrespondenti i “BBC”-së thotë se fuqitë botërore pritet të përsërisin tre kërkesat specifike të bëra muajin e kaluar. Konkretisht, ata duan që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit me 20%, të eksportojë uraniumin e pasuruar dhe të mbyllë impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Qom.

Në këmbim, fuqitë botërore thonë se janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre duke filluar që tek siguria bërthamore, por për Iranin kjo nuk është e mjaftueshme.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-18 14:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›