E Diel, 1 Nëntor 2026

Patria e Hollandes fiton shumicën në Parlamentin francez

Megjithëse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, socialistët duken se kanë fituar nga 313 deri në 315 vende në Asamblenë e Përgjithshme me 577 deputetë.

Partia UMP e ish-presidentit Nikolas Sarkozi nga 304 deputetë që kishte më parë tashmë duket se do të marrë jo më shumë se 214 të tillë.

Këto rezultate i japin Presidentit Hollande një mbështetje të fortë për të vënë në jetë programin e premtuar të taksave dhe shpenzimeve.

Me kaq deputetë sa duket se ka fituar në këto zgjedhje, “BBC” thotë se socialistët nuk do kenë nevojë për mbështetjen e partive të tjera për të shtyrë përpara planet e tyre për rimëkëmbjen ekonomike të vendit./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-18 11:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›