Peshkaqen vrasës në Sharm, asnjë anulim rezervimesh
Asnjë anullim rezervimesh për turistët që kanë vendosur të pushojnë në Sharme l Sheikh. Pas ngjarjes që ndodhi, kur një peshkaqen ka ngrënë një turist, asnjë nuk është frikësuar.
Sulmi ka ndodhur para dy ditësh. Një peshkaqen ka sulmuar për vdekje një turist gjerman 70-vjeçar. Turisti ka qenë i veshur me rroba zhytjeje dhe po shijonte bukurinë e detit të kuq.
Peshkaqeni e ka sulmuar në anën e djathtë duke i shkulur një krah dhe një kofshë. Por, edhe dje ka ndodhur një sulm tjetër, i cili është rasti i tretë brenda pak ditëve. Qeveria e vendit ka diskutuar për marrjen e masave dhe ka mbyllur përkohësisht plazhin.