E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkaqenë në Sharm El Sheik, rihapen plazhet

Sharm El Sheik, 13 dhjetor NOA - Pas dhjete ditesh qe qendroi i mbyllur si pasoje e nje shqetesimi teper serioz, tashme jane rihapur dyert per te gjithe pushuesit e plazhit te Sharm El Sheik, i cili ishte sulmuar nga pese peshkaqene.

Me 5 dhjetor, nje ekzemplar i tille sulmoi dhe vrau nje grua gjermane 70 vjeçare, ndersa vetem disa kohe me pare ishin disa turiste ruse qe u perballen me sulmet e peshkaqeneve. 

Autoritetet ne zonen e famshme turistike, kane garantuar me shume kontrolle ne det.
Rihapja ka ardhur pas nje marreveshjeje per kontrolle me te forta dhe masa sigurie nga ana e operatoreve te hotelit. 

“Plazhet do te rihapen - tha Sud Sinai Mihammed Abdel Fadil Shousha - me kusht qe pronaret e hoteleve te ndermarrin kontrolle te reja per te garantuar sigurine e turisteve te huaj, ndersa notojne apo zhyten”.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›