E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditje në zemër, humb jetën diplomati amerikan Riçard Hollbruk

Uashington, 14 dhjetor, NOA - Eshte ndare nga jeta ne moshen 69-vjeçare, diplomati i njohur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Riçard Hollbruk.

Mediat amerikane kane konfirmuar se ai pati nje goditje ne zemer gjate nje takimi me Sekretaren amerikane te Shtetit, Hillari Klinton.

Ngjarja ka tronditur gjithe politiken e jashtme amerikane, ndersa asaj iu nda nje diplomat veteran, i njohur per kontributin e tij te madh.

Mesohet se diplomati veteran i SHBA-ve, i cili shperbente si i derguar i posaçem amerikan  ne Afganistan dhe Pakistan, u çua menjehere ne nje spital te Uashingtonit ku iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale qe zgjati rreth 20 ore.

Por duket se ai nuk ia ka dale dot.

Nga ana e tij, presidenti Barak Obama deklaroi se ndihej "thellesisht i prekur" nga vdekja e Hollbrukut.

Ai e quajti diplomatin veteran si nje "gjigand te vertete te diplomacise amerikane" i cili e beri vendin e tij "me te forte, me te sigurt e me te respektuar".

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›