Abuzoi me 50 fëmijë, arrestohet 27-vjeçari në Amsterdam

Amsterdam, 13 dhjetor NOA - Policia holandeze ka arrestuar nje 27 vjeçar, i cili ishte i dyshuar per abuzim seksual ndaj 50 femijeve ne çerdhe te ndryshme ne Amsterdam dhe me pas ka shperndare materiale pornografike te tyre.
Personi ne fjale punonte ne shkolla te ndryshme si mesues zevendesues dhe njekohesisht ishte edhe babysiter (dado) privat.
Prokuroret e Amsterdamit thane se i dyshuari, i cili eshte me origjine
nga Letonia, ka pranuar se kishte abuzuar me "dhjetera femije te rinj".
I
dyshuari eshte arrestuar pas nje informate nga autoritetet amerikane,
te cilat po zhvillojne hetime per pornografi te femijeve.
Shefi i policise ne Amsterdam Bernard Welten tha se ai dyshohet per abuzime seksuale ndaj 30 deri ne 50 femije, duke shtuar se hetimet ndaj tij jane ende ne vazhdim.
Po ne lidhje me kete rast kryeprokurori i qytetit, Herman Bolha, tha ne lidhje me 27 vjeçarin se ai eshte duke u hetuar per perdhunimin e femijeve nen kater vjeç.
r.b/NOA