Peshkaqeni bën “salto” mbi serfistin!
Fotografi i Orlando Sentinel, Jacob Langston, po xhironte në plazhin e Floridës, por as që ka mundur të ëndërrojë se në kuadër do t’i futej një peshkaqen.
Plazhi atë ditë ishte përplot serfist, ndërsa mbi njërin prej tyre “fluturoi” një peshkaqen.
Peshkaqeni i gjatë rreth një metër bëri një salto të katërfishtë mbi serfistin dhe u zhyt sërish në ujë.
Kjo është një situatë me të cilën ndoshta janë mësuar serfistët, por secilin prej nesh do ta kishin lëshuar këmbët nga frika.