Bogdani, nuk i ndahet jetës së natës
Nëse ai është në Tiranë, është e pamundur të mungojë në clubet e kryeqytetit. Kështu ku ndodhur edhe pak ditë më parë. Erjon Bogdani është shfaqur në klubin e tij të preferuar, i shoqëruar si gjithmonë me vëllain e tij. Ai ka qëndruar me disa të rinj, që ka takuar aty pranë, me të cilët edhe ka kaluar mbrëmjen. Ajo që bie në sy është fakti se Erjoni, edhe pse i martuar, në Tiranë nuk është shfaqur kurrë me bashkëshorten e tij. Kjo edhe për faktin se udhëtimet e tij në Shqipëri më së shumti kanë të bëjnë me impenjimet sportive me Kombëtaren, megjithatë nuk e dimë nëse bashkëshortja e tij ka dëshirë, ose jo, për të parë vendlindjen e Bogdanit…