Peshkaqeni masakron të riun në Afrikën e Jugut
PARALAJMERIM: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE
Një i ri që po bënte sërf është vrarë nga një peshkaqen në një plazh të Afrikës së Jugut, që po konsiderohet si më vdekjeprurësi pas një seri sulmesh.
Ngisi Msungubana, 25 vjeç, vdiq pasi u kafshua disa herë ndërsa po bënte sërf mbi dallgë në Second Beach në Port St. Johns.
Dëshmitarët thanë se ai u përlesh me peshkaqenin për pesë minuta derisa uji rreth tij nisi të bëhej i kuq.
Incidenti është i gjashtë sulm fatal në pesë vite në këtë plazh. Një zyrtar i policisë lokale tha se uji ku po bënte sërf i riu ishte 1.5 metër i thellë.
Në plazh rastisi të ishte edhe një mjek, por i riu ishte kafshuar shumë keq në stomak dhe në krah dhe vdiq rrugës për në spital.
Ekspertët thonë se ai është sulmuar nga një peshkaqen- dem, që gjuan i vetëm dhe është i njohur për agresivitetin e tij.
Në mbarë botën një nga gjashtë sulme peshkaqenësh është fatal. Por këtu të gjitha sulmet e peshkaqenëve kanë qenë fatale.


