Peshkarexhat e mbytura, kerkohet demshperblimi
Durres- Peshkataret e demtuar si pasoje e furtunes te se shtunes, kane organizuar diten e djeshme nje takim me Kapitenerine e Durresit, per te kerkuar demshperblimet e shkaktuara nga mbytja e tre peshkarexhave si dhe demtimeve te kater motovedetave. Nga takimi i zhvilluar me kreun e Kapitenerise, Muharrem Trupja, ai i ka kerkuar peshkatareve plotesimin e formularit ne lidhje me demet e shkaktuara. Ndersa kane rene dakord, tre pronaret e peshkarexhave te mbytura, "Acquario", "El Passo" dhe "Taulantia", kane kerkuar edhe ndihmen e nje avokati per t'i perfaqesuar ato perpara eksperteve ne hetimet e ardhshme. Tre peshkarexhat e mbytura dhe kater te demtuarat ishin aktive ne gjuetine e peshkut deri ne thellesi te ujerave te hapura bregdetare dhe ne momentet kur u mbyten kishin nje bilanc pozitiv te peshkimit. Ata ndodheshin te ankoruara ne fillim te kalates, pasi prisnin qetesimin e kohes per t'u rinisur per ne peshkim. Peshkataret e Durresit, duke llogaritur demet e shkaktuara, thane se vlera per tre peshkarexhat e mbytura arrin ne 600 mije euro.
E.Arapi
E.Arapi