"Skenderi e vetmja shprese, na mbante me buke"
E veshur ne te zeza, Liria eshte zhytur ne dhimbjen per humbjen e bashkeshortit. Thote se ai ishte vetem 58 vjec, por vitet e vuajtjes e kishin kthyer ne nje njeri qe te jepte pershtypjen se ishte me i madh ne moshe. "Kam gjashte femije, nga te cilet dy te semure, kurse nje tjeter endet ne qytetin e Sarandes duke lypur. Te tjeret jane te vegjel dhe vetem njeri mund te punoje. Une jam e semure dhe shpresat i kisha tek burri im, Skenderi, i cili dje dha shpirt ne varken e tij perballe Sarandes", rrefen e veja e peshkatarit. Duket se i ftohti, semundjet dhe dy infarkte ia kane afruar me teper vdekjen 58 vjecarit, qe me varken e tij sfidoi detin ne acarin e fundjaves. Dhe Liria e ka nje peng. "I kisha thene ne mengjes te mos dilte nga shtepia. Po sic e kishte zakon, ai nuk qendroi, iku si gjithnje per tek varka e tij, te cilen e barazonte me tere familjen se me thoshte qe me te jetonim", shprehet ajo. Peshkimi ishte zanati i vetem i Skenderit dhe cdo dite siguronte 1000 deri ne 1200 leke, pasi nuk kishte me shume mundesi te blinte nje varke me te mire. "Ka pasur shume raste qe eshte ngritur naten kur frynte dhe binte bresher per te siguruar varken. Burri ka qene mik me tere peshkataret dhe askush prej tyre nuk ka degjuar nga goja e tij nje fjale te keqe. Ne morem fund, se tashme nuk kemi asnje shprese kush te na mbaje. Do zoti ve dore qeveria dhe pushteti lokal, se jemi vertete ne pike te hallit", apelon Liria.