E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkataret, ndihme mjekesore ne spital

Tre personat e konsideruar te humbur ne det qe nga mesdita e se dieles, jane gjetur ne mes te ujrave territoriale qe ndan Kroacine me Malin e Zi.

Pas dy dite kerkimesh policia arriti t'i identifikoje nga ajri ne kerkimet me helikopter mjetin lundrues te humbur ne det prej 72 oresh dhe policia kufitare malazeze u nis ne drejtim te tyre per t'i rimorkuar.

Policia gjate nje komunikimi per shtyp mundi te thote paraprakisht se, te tre personat jane ne gjendje te mire shendetesore dhe pa probleme per jeten. Identifikimi i tyre u arrit te behej nga nje helikopter i Forcave Ushtarake italiane i cili ishte nisur nga Bari.

Te tre peshkataret ndodhen aktualisht per te marre nje ndihme mjekesore ne nje spital malazez, per shkak te traumatizimit e ardhur si pasoje e qendrimit prej tre ditesh ne det te hapur.  



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›