E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti aksidenton një të moshuar

Aksidenti është shënuar sot paradite, kur nje 17 vjecar ka qënë duke ecur me automjetin e tij me targa TR 74-84 pranë shkollës “Vasil Shanto” në momentin kur ka goditur një të moshuar kalimtar që po kalonte në rrugë 

TIRANE-Një adoleshent ka aksidentuar rëndë me makinën e tij një të moshuar në kryeqytet. Aksidenti është shënuar sot paradite, kur 17 vjecari Erand Mejdani ka qënë duke ecur me automjetin e tij me targa TR 74-84  pranë shkollës “Vasil Shanto” në momentin kur ka goditur një të moshuar kalimtar që po kalonte në rrugë. I modhuari emri i të cilin nuk është bërë ende i ditur është dërguar në gjendje të rëndë menjëherë në spitalin ushtarak. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar në polici shoferin 17 vjecar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›