E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkim e plaçkitje anëtarësh - gara e re mes Ramës e Metës

Partia Socialiste ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme që në mënyrë vajtuese ti bëjë thirrje LSI-së, së Metës që të rikthehet pranë partisë së Edvinit. Kështu, ndonëse kanë kaluar disa ditë me radhë që nga divorci ndërmjet LSI dhe PS-së e dhënies fund atij koalicionit opozitar që nuk kishte vepruar ndonjëherë në mënyrë efektive e që ishte pasuar nga dështimi në dështim, Partia Socialiste në kushtet e vetmisë absolute po shpreh shenja gjunjëzimi përballë LSI-së megjithëse dje e ka akuzuar si shkatërrues të së majtës për interesa meskine. PS akuzoi kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta se po kërkon që me çdo kusht të shkatërroje të majtën për interesa të ngushta e personale. Sipas sekretarit organizativ te PS, Blendi Klosi në thelb të sulmeve amorale të Metës qëndron kërkesa për t‘u bërë me çdo kusht kryeministër. “PS po e sheh me shqetësim kërkesën e lidershipit të LSI për t‘u pozicionuar si kryeministër në të ardhmen e duke u kapur për këtë pozicion pas politikave të vjetra dhe pas partive të Ndroqit”, tha Klosi. Kapja e këtij pozicioni i përket politikave të vjetra. Në këtë kërkesë nuk ka asnjë argument por vetëm kërkesa personale. “I bëjmë thirrje LSI-së, që të kthehet në kampin e majtë dhe të fitojmë zgjedhjet e 2009-ës. Ne shikojmë se kjo kërkesë nuk ka asnjë argument, por vetëm kërkesa personale dhe i bëjmë thirrje lidershipit të LSI-së që të rikthehet në familjen e përbashkët, në kampin opozitar, që të gjithë së bashku të kemi mundësi për fitore në vitin 2009, duke i kërkuar kështu të heqë dorë nga këto praktika, që po shqetësojnë jo vetëm të majtët, por edhe shumë njerëz të zhgënjyer nga politikat personale të Ilir Metës”, deklaroi sekretari Klosi. Por në aspekt të kundërt, pavarësisht thirrjeve për ribashkim të socialistëve, LSI nuk tërhiqet nga akuzat kundrejt ish-aleatëve. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili fton sërish të gjithë socialistët dhe progresistët që t‘i bashkohen të majtës për integrim, pasi sipas tij PS është në krizë të plotë përfaqësimi. “Kushdo që gjen veten tek e majta për integrim, në programin e saj, ka vend që të kontribuojë. Shumë në mënyrë të menjëhershme hapat e nevojshëm për rindërtimin e një procesi të hapur, transparent dhe ligjor të tenderimit të kartave të identitetit e socialistë që kanë mbështetur PS sot kanë vështirësi të thonë fjalën e tyre”, ka pohuar Vasili. Ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë që të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme hapat e nevojshme për rindërtimin e një e një procesi të hapur, transparent dhe ligjor të tenderimit të kartave të identitetit. Pak kohë më parë, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi shkëputjen e tij nga koalicioni i majtë opozitar, i iniciuar nga PS, duke e akuzuar këtë të fundit për marrëveshje të fshehta me PD-në për çështjen e sistemit zgjedhor, në dëm të partive aleate. Pas këtij hapi, LSI shpalli krijimin e një tjetër koalicioni opozitar të emërtuar “E majta për Integrim”.

 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›