Rritet kriminaliteti në vend, KShM: Shteti duhet të marrë masa
Tiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke marrë shkas nga vrasjet e mbrëmshme në kryeqytet ka reaguar sot mbi rritjen e kriminalitetit në vend.
KShM i ka bërë thirrje shtetit se duhet të ulë nivelin e kriminalitetit në vend dhe të sigurojë jetën dhe pronën e qytetarëve, pasi është rritur numri i vrasjeve dhe i vjedhjeve.
Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe tu ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen. Shteti ka detyrimin pozitiv për tu siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte,- thuhet në reagimin e KShH.
KShM bën të ditur gjithashtu se kemi një numër të lartë të veprave kriminale kundër jetës dhe pronës. Sipas tij edhe pse janë bërë përpjekje për zbardhjen e krimeve nuk janë marrë masa për uljen e kriminalitetit dhe mënyra më mirë do të ishte bashkëpunimi midis organeve kopetente.
Shkrime të tjera me interes:
- HIV/AIDS, Organizatat: Qeveria të marrë masa për parandalimin e AIDS në vend Tiranë- Rrjeti për HIV/AIDS, Drogat dhe Shëndetin Riprodhues, në ditën...
- Vidhen bagëtitë në Luz, Banorët: Policia të marrë masa Kavajë- Stallat e bagëtive në fshatin Luz të Kavajës prej...
- Masa anti-abort në SHBA, shteti i Misisipit e refuzon Misisipi- Votuesit në Misisipi refuzuan një amendim të kushtetutës së...