Dalipi: Basha po bën turizëm dhe reklamon punët e pabëra
Tiranë- Kryetari i socialistëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi e ka cilësuar udhëtimin e kryebashkiakut Basha në ShBA si udhëtim turistik dhe jo udhëtim pune.
Sipas Dalipit, kryetari Basha përveç turizmit po bën reklamimin e punëve të pabëra që në momentin e marrjes së mandatit gjithashtu ai u shpreh se duhet të japë llogari se si i shpenzon taksat e qytetarëve.
Po shpërdoron taksat e qytetarëve dhe në mënyrën më të turpshme, ai që do u dëgjonte zërin nuk denjon as të japë llogari për abuzimin miliona euro me sheshin Skënderbej apo me shthurjen e planit urbanistik të hartuar nga studio me përvojë dhe të njohura ndërkombëtarisht, shqetësim ky edhe i Presidencës së Bashkimit Europian. u shpreh Dalipi.
Gjithashtu ai e ka akuzuar kryebashkiakun për abuzime me rrugën Durrës- Kukës, si dhe për vjedhje të zgjedhjeve.
Lulzim Basha duhet të gjejë guximin e tu shpjegojë atyre shqiptarëve që do të mblidhen për ta dëgjuar në konsullatë sesi i shpëtoi gjykimit për vjedhjen dhe abuzimin prej 200 milion eurosh në rrugën Durrës Kukës me procedurë, pasi nuk pati guximin që të përballej me këto akuza. Ai duhet tu shpjegojë atyre se përse ka pushuar nga puna me dhjetra e dhjetëra punonjës të Bashkisë, që nga pastrueset e deri tek specialistët më të mirë, për ti zëvendësuar më pas me militantë apo familjarë,- vazhdoi ai.
Gjithashtu Dalipi deklaroi se Basha duket të mbajë qëndrim mbi ngjarjen e 21 janarit pasi ishte ministër i brendshëm.
Shkrime të tjera me interes:
- Hetimet mbi sheshin, Dalipi: Prokuroria të mos bëjë bllof juridik Tiranë- Këshilltarët socialiste në Bashkinë e Tiranës kanë përshëndetur nisjen...
- Berisha dhe Meta takohen sërish privatisht, i pranishëm edhe Basha Tiranë- Një tjetër takim privat mes kryeministrit Berisha dhe kreut...
- 100 ditët në krye të Bashkisë, Basha: Realizova premtimet Tiranë- Lulzim Basha, kreu i bashkisë së kryeqyteit ka bërë...