E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, 9 femijet e "Deshmorit", te braktisur

Miftar Krrashi, ish-oficer i Ministrise se Rendit humbi jeten ne 25 korrik te vitit 1997 ne krye te detyres. Ai eshte shpallur nga Presidenti i Republikes, "Deshmor i Atdheut", por familja e tij prej 10 anetaresh jeton ne kushte jashtezakonisht te keqija ne fshatin Arraz te Peshkopise.

Bashkeshortja e tij Fllanxa Krrashi pas humbjes se bashkeshortit mundohet te rrise 9 femijet e saj pa asnje ndihme. Femijet e policit te vrare ne krye te detyres dine qe babai i tyre eshte shpallur deshmor, por shteti per te cilin ai dha jeten nuk u ka dhene asnje ndihme qe te mund te jetojne ne kushte minimale jetese.

Te ftohtet varferia dhe uria jane te perditshme ne kete familje te madhe e cila perpiqet te mbijetoje. Keta femije, nuk kane asgje per te veshur, per te ngrene dhe asnje vend te denj per te fjetur.

Nuk kane as libra dhe ne shtepine e tyre qe po shembet nuk ka me as elektricitet. Ata nuk e dine qe cdo vit propogandohet ndihma qe shteti u jep familjeve te policieve te rende ne krye te detyres. Por per 9 femijet e Miftar Krrashit shteti i ka dhene vetem nje permendore siper ures dhe nje varr.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›