Shembja e pallatit, banorët në ditën e III-të grevës
GJIROKASTER- Kreyefamiljarët e familjeve që mbetën të pastrehë pas shembjes së pallatit në lagjen 11 janari të qytetit të Gjirokastrës hynë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve është rënduar megjithatë ata nuk kanë pranuar rikthimin në strehimin e tyre të përkohshëm por i janë rikthyer garazhdit për të vijuar grevën e tyre të urisë. . Një ditë më parë Axhem Mene, Fejzi Aliu dhe Bilbil Tena u shtruan menjëherë në spital, me luhatje tensioni dhe probleme me zemrën. Mjekët thonë se përvec luhatjeve të tensionit, njëri prej tyre Fejzi Aliu vuan nga zemra, dhe ka pësuar atak kardiak më parë. Në grëvë janë edhe Vullnet Sinani, Maksi Braho, Ibrahim Braho, Shpetim Moçko, Shkelqim Hunda dhe Hadër Haska. Ngujimi i kryefamiljarëve të pallatit të shembur në lagjen “11 janari” nisi tre ditë më parë. Banorët kërkojnë të marrin dëmshpërblimin mbi banesat që humbën dhe vlerësimin e drejtë të tyre”. Deri tani përvec interesimit të pushtetarëve lokalë, të cilët shprehen se nuk kanë marrë fonde nga qeveria për ti ndihmuar, asnjë zyrtar tjetër shtetërorë nuk po jep pergjigje mbi marrjen e dëmshpërblimit.
(s.g/BalkanWeb)