Kom. i Ligjeve debate për gjykatat administrative
TIRANE- Debate të ashpra sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet gjykatën administrative të propozuar nga mazhoranca. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu kundërshtoi ashpër reformën e re që është paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Ai e cilësoi si mungesë serioziteti nga Ministria e Drejtësisë dërgimin e shkresës për pr.ligjin “Shkresa na ka ardhur me faks. Me pr/ligjin njohëm përmes website” tha nënkryetari i KLD-së.
Spahiu theksoi se KLD-ja ka kompetencën e emërimit dhe të shkarkimit të gjyqtarëve, dhe jo Ministria e Drejtësisë. Në projektligjin e ri të paraqitur në këtë komision, kompetenca e shkarkimit të menjëhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do t’i takojë ministrisë në fjalë, dhe jo më KLD-së. Sipas nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu.
Këtë metodë të re të shkarkimeve të menjëhershme, nënkryetari Spahiu e ka vlerësuar si një metodë që lë shumë hapësirë për të abuzuar. Për sa i përket, emërimit të sekretarit administrativ, një model i ri i paraqitur së fundi, Spahiu e ka cilësuar si një model të dështuar. Më tej, nënkryetari i KLD-së, theksoi se duhen krijuar gjykata të veçanta dhe jo seksione gjykatash.
(s.g/BalkanWeb)