E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, e përplas makina teksa kalonte rrugën, vdes 4-vjecari

PESHKOPI- Një 4-vjecar ka humbur jetën si pasojë e nje aksidenti tragjik në aksin Shupenzë-Peshkopi.

Vogëlushi me iniciale I.H. po kalonte rrugën me dy fëmijë të tjerë, kur papritur është përplasur nga një automjet që kalonte në këtë aks rrugor.

4-vjecari ka ndërruar jetën në spitalin e Maqellarës për shkak të plagëve të marra.

Shkaku i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ndërkohë që policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›