Lezha, KQZ: Hetim të gjithë qarkut. Gjoncaj: Do mbani përgjegjësi penale
Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me katër vota pro për të hetuar rezultatin e votimit në të gjithë Qarkun e Lezhës.
Mbledhja e sotme e KQZ-së ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PS-së, Gjoncaj i cili tha se duhet të merren në Ministrinë e Brendshme të dhënat e duhura.
Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi tha se procesi i hetimit administriv është afër fundit. Përfaqësuesit e PD-së në KQZ thanë se do të bëhet transparencë e plotë.
‘Situatë dramatike të asaj që pamë nga hapja e kutive…tregon se sitemi i numërimit s’kanë funksionuar…s’mund ta quaj lajthitje gjithë këtë gabim…janë kompromentuar”,-tha anëtari i propozuar nga PD-ja në KQZ.
“Jeni celulë e PD-së…jeni komplet jashtë ligjit e transparencë…ju keni urdhër nga PD-ja…do të mbani përgjegjësi penale. Do të hetoheni për çdo vendimmarrje të paravendosur ankimor”,-tha Gjoncaj.
Dje mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate mes palëve, por pa i dhënë asnjë vendim për Qarkun e Lezhës.
Mbi shqyrtimin për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, mbi administrimit të 16 kutive të Qarkut Lezhë, KQZ-ja vendosi ta shtyjë vendimmarrjen për sot.
Partia Demokratike kërkoi rivlerësimin e rezultatit përfundimtar të qarkut të Lezhës, duke përfshirë në to 10 kutitë e rinumëruara në KQZ.
Nga këto kuti, koalicionit të djathtë iu shtua diferenca me koalicionin e majtë në 306 vota, nga 39 që bënin ndarjen e mandatit të saj të fundit.
Ndërsa Partia Socialiste nga ana e saj paraqiti aktin e ekspertimit të materialeve zgjedhore, pas hapjes së 6 kutive të qarkut të Lezhës, që ajo ka ankimuar. Ekspertët e PS-së, kanë konkluduar se një zgjedhës ka nënshkruar me dhjetra herë, duke verifikuar përmes kësaj se ka kryer edhe proceset e votimit po kaq herë.
Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 Qendra të Votimit në Lezhë, kutitë e materialeve zgjedhore të të cilave, gjithashtu, u hapën nga KQZ-ja.
Sipas selizë rozë dyshimi lidhet për katër kuti të Laçit, ku në ditën e zgjedhjeve ndodhi edhe incidenti me armë zjarri. Kohë kur komisionerët e majtë u larguan për disa orë.
Në qarkun e Lezhës zgjedhjet mund të përsëriten. KQZ-ja ka pranuar pretendimet e të dyja palëve, PD-ja e PS-ja për hapjen e kutive.
Sakaq demokratët me pretendimin se kanë me shumë vota në 10 kutitë e votimit, tabelat e rezultateve të të cilave nuk ishin origjinale, kërkuan rinumërim të tyre.