E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 23 vjeçarja godet disa herë më thikë bashkëshortin

FIER- Krimi në familje këtë radhë është shënuar në Fier po këtë radhë i plagosur ka mbetur një burrë.  Gruaja godet me thikë bashkëshortin duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja u shënua në fshatin Vajkan të Fierit, ku mësohet se pas një sherri mes çiftit Besmir dhe Arlinda Asllani, 23-vjecarja ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë burrin e saj.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të fierit ku i është nënshtruar operacionit, ndërkohë që gjendja e tij është e rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i zënkës mes çiftit, ndërkohë policia ka ndaluar 23 vjecaren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›