E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, infermjerja e spitalit birëson foshnjen e braktisur

PESHKOPI- Një fëmijë i braktisur nga nëna biologjike vetëm tri ditë pas lindjes, bëhet menjëherë me prindër të rinj. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Gjinekologjik të Peshkopisë, ku një nënë e re, me gjeneralitete të fallsifikuara, ka lindur një vajzë nga një marrdhënie jashtmartesore dhe e ka braktisur atë vetëm tri ditë pas lindjes. Vajza e sapolindur ka zgjuar interesin e një infermiereje të Spitalit Rajonal të Peshkopisë, e cila sëbashku me bashkëshortin e saj ka nisur proçedurat ligjore për birësimin e fëmijës.

Cifti i ka vendosur vajzës emrin Blearta, një kombinim i gërmave të emrave të tyre. Prej tre muajsh Blearta ka patur jo vetëm kujdesin e veçantë të personelit mjekesor të repartit gjinekologjik të spitalit, por edhe atë të prindërve të ardhshëm birësues të saj.

“Kemi 14 vjrt martesë, nuk kemi pasur fatin që të kemi fëmijë. Morëm vesh që këtu në spitalin e Peshkopisë kishte 3 ditë që kishte lindur një fëmijë i seksit femër, e braktisur nga e ëma“, shprehet babai birësues.

Ndërsa nëna thotë “Jam shumë e gëzuar, që në momentin e parë që e pashë vendosa ta marr dhe do ta rris njësoj sikur ta kisha lindur vetë. Lus zotin të më plotësohet dëshira sa më shpejt, të bëhen letrat“.

E ndërkohë që pritet përfundimi i procedurave ligjore për birësimin e Bleartës, dy prindërit e ardhshëm të saj nuk harrojnë të krijojnë një atmosferë feste në 3 mujorin e lindjes së vajzës. E rrethuar nga shumë dashuri, tashmë pritet që Blearta të mbërrijë në shtëpinë e re të saj, pasi ka jetuar tre muajt e parë të jetës në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Peshkopisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Peshkopi, braktiset foshnja 3 ditëshe, birësohet nga infermierja e spitalit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›