Haxhinasto: Partitë të zbatojnë ligjin, procesi të mbyllet me sukses
TIRANË- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto përcolli apelin e ndërkombëtarëve drejtuar klasës politike shqiptare për respektim të ligjit, institucioneve dhe mbylljen me sukses të procesit zgjedhor.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të forumit ‘BE - Ballkani Perëndimor’, që u zhvillua një ditë më parë në Luksemburg, Haxhinasto tha se i njëjti mesazh për politikën shqiptare vjen nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Catherine Ashton, komisioneri Stefan Fyle dhe nga gjithë përfaqësuesit e tjerë të vendeve anëtare.
"Ishte mesazhi që Shqipëria duhet të respektojë ligjin, të respektojë institucionet e saj për të mbyllur me sukses procesin zgjedhor dhe më pas, të angazhohet në një reformë zgjedhore e cila të arrijë të përmirësojë të gjithë ato standarde që janë vënë në dukje edhe nga rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it, por dhe nga vetë praktika se si u zhvilluan këto zgjedhje të fundit",-tha zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm.
(e.m/ata/BakanWeb)