E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, kanali përmbyt banesat, pushteti lokal indiferent

Ujërat e një kanali vaditës dhe kullues, kanë dëmtuar mjaft rrugë dhe banesa të qytetit të Peshkopisë. Mjaftoi fare pak shi për të treguar cilësinë e punimeve të bëra në këtë kanal. Banorët e disa lagjeve të qytetit të Peshkopisë kanë luftuar me mjete rrethanore me rrjedhën e ujit dhe baltës që vërshoi në banesat e tyre. Disa nga banorët kanë ndërhyrë

edhe për të bërë riparime të pjesshme në kanal. Banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e pushtetit lokal për këtë rast por në mungese të një përgjigje vazhdojnë të luftojnë me ujin dhe baltën. Përmbytjet kanë shkaktuar gjatë këtij viti në vendin tonë mjaft probleme jo vetëm me tokat bujqësore por në përgjithësi me banesat e qytetarëve.

Last Updated on E Hene, 21 Qershor 2010 19:22

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›