Peci ka mbetur shtatzene ne kohen e rehabilitimit jo ne koma

Florije Peçi ka mbetur shtatzënë gjatë periudhës së rehabilitimit e fizitoterapisë dhe mjekimeve të tjera. Nuk ka qenë në koma gjatë aktit seksual. Kjo specifikohet në kallëzimin penal, që “ABC News” e disponon një kopje të firmosur nga i vëllai i vajzës, Gazmendi. Në këtë mendje është edhe drejtori i spitalit “Mbreteresha Geraldin” mjeku gjinekolog, Halim Kosova, ku pacientja Peçi është shtruar për mjekim.
Pavarësisht këtyre deklarimeve, i vëllai i të aksidentuares tashmë edhe me cilësinë e kallëzuesit Gazmend Peçi, në mesin e muajt janar, pas konstatimit të mjekëve se e motra e tij ishte shtatzënë, është paraqitur në prokurori ku ka deponuar kallëzimin. Por, pak ditë më pas, ai ka refuzuar të paraqitet dhe të jap detaje më shumë mbi pretendimet e dhunimit të së motrës. Ndërkohë, me ndihmën e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i vëllai I të aksidentuarës ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori, ku edhe ka nisur verifikimi për të provuar pretendimet e tyre.
Këto hetime, pritet të provojnë se ku ishte Florije Peçi në kohën kur mendohej se ajo ka mbetur shtatzënë, periudhën nga 20 deri 25 shtator 2012. Kohë kjo, kur vajza kishte dal nga gjendja e komës dhe po rehabilitohej fizikisht duke gjetur strehë në një familje shqiptaresh në Austri. “ABC News” ka kontaktuar me spitalin ku vajza ka qenë e shtruar por deri më tani nuk kemi marr ndonjë përgjigje.
Kallzimi penal i familje Peçi i kalon për verifikim Porkurorisë së Tiranës
Prokuroria e Përgjithshme i dorëzon kallzimin e Gazmend Peçit Prokurorisë së Tiranës për të nisur verifikimet. Peçi bëri dje një kallzim në Prokurorinë e Përgjithshme për përdhunimin e të motrës Florije Peçi, kur ajo ndodhej në koma në Austri. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo është treguar i kujdesshëm me deklaratat mbi rastin e studentes Florije Peci. Ai thotë se çështja është në hetim. Ndërsa mjeku gjinekolog Halim Kosova, njëkohësisht edhe drejtor i maternitetit "Mbretëresha Geraldine" tha se gjendja është e mire ndërsa nuk është vendosur asgjë për ecurinë shtatzëninë e saj. Por ajo që theksoi mjeku gjinekolog ishte fakti se Florija nuk ka mbetur shtatëzënë në kohën kur ajo ishte në koma.
Rasti i Florijes, flasin shokët e universitetit Te shokuar janë edhe studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, shokë dhe shoqe të Florije Peçit. Lajmi për shtatzëninë e saj ngjizur kohen kur ajo rehabilitohej nga dëmtimet e aksidentit, është përjetuar keq. Për Alma Dedën, një nga të mbijetuarat e aksidentit të Himarës, kjo histori është absurde dhe tragjedi. Shoqja e grupit, njëkohësisht e treta në listë për të shkuar në Austri , Kaltra Pollozhani përjashton mundësinë e një lidhje dashurie në Universitet të Florijes. Nga studentet e Elbasanit vjen edhe kërkesa për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kallzimi i familjes në Porkurorinë e Përgjithshme
Një nga vajzat e mbijetuara të tragjedisë së Himarës, Florie Peci, e cila u dërgua në Austri në gjendje të rëndë shëndetësore, ka denoncuar në prokurori faktin se është përdhunuar gjatë kohës që ka qëndruar në koma në spitalin austriak. Vëllai i vajzës, Gazmend Peci i ka dërguar një leter Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, së bashku me denoncimin. Në letër ai i referohet mjekëve, të cilët kanë llogaritur se konceptimi i shtatzanisë përkon me kohën kur Florie Peci ka qenë në gjendje kome në spitalin austriak. Në letrën drejtuar prokurorit të përgjithshëm Gazmend Peci shkruan se: “Motra e tij Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit, ku ka qenë për kurim. Me të janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej” -thuhet në letrën e vëllait të Flories. Hetimet e prokurorisë për këtë denoncim duket se do të marrin parasysh të gjitha variantet për vetë faktin makabër që mbart ngjarja, në veçanti tronditjen e rëndëe që ka pësuar vajza.