Berisha Tirana pre e babezise se Rames Topi shiti karrigen per tre leje ndertimi
Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur sot ku në rend ditë është miratimi i planit urbanistik të metropolit shqiptar.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij veç vlerësimeve për këtë plan, nuk harroi të hiqte paralele krahasimi mes mënyrës sesi u qeveris kryeqyteti shqiptar në mandatin e Ramës. Në krahasimin e tij, Kryeministri vuri në peshore punën e ekipit aktual të Bashkisë së Tiranës me ekipin paraardhës, ku në gjykimin e tij, Tirana në qeverisjen e ish kryebashkiakut Rama ra pre e babëzisë.
“Miratimi i planit rregullues të kryeqytetin e kalon atë në një stad tjetër madhor, pasi shënon stadin e Tiranës së shekullit të XXI. Kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Nuk ka patur faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin pa plan rregullues. Ish-kryetari I bashkisë do të regjistrohet si kryetari i babëzisë. Paraqitja e planit, meritë e veçantë e ekipit të Bashkisë së Tiranës. Ndëshkoheshin zonat autoktone të Tiranës të cilat nuk votonin majtas, por shpërbleheshin ato që peshonin me kate e disa kate të ndërtimeve te tyre, miliona e miliona dollarë ish kryetarin. Përfshirë dhe kryetarin e shtetit që shiti karrigen për tre leje ndërtimi. Plani ishte shndërruara në fatkeqësi të madhe për kryeqytetin. Ekipi i ri pati guximin qytetar ta anulojë atë para se qytetarët të thirreshin në votime. Fakti se qytetarët rrëzuan me votë planin dëshmon drejtësinë e vendimit që mori kryetari i ri i bashkisë”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, në vlerësimin e tij, përmes votës së 8 majit, qytetarët nxorën nga pushteti edhe shefin e planit i cili kishte parashikuar vazhdimin e betonizimit të kryeqytetit dhe dora dorës asgjësimin e tij për qytetarin. “Plani sot i kthen qytetarit qytetin, ka vendosur në epiqendër qytetarin e Tiranës hapësirat e tij jetësore, mjediset e tij socialkulturore, rrugët e tij, për këmbësorë, çikliste, dhe synon që mbitokën t’ia dedikojë qytetarit, nëntokën parkimit të trafikut. Plani i jep fund praktikës primitive të ndëshkimit të qytetarëve, i jep fund kapitulli të shpërblimit të kryetarit”, theksoi Berisha. Ndërkohë në vijim të pasqyrimit të asaj çfarë ofron ky plan, kreu i mazhorancës nënvizoi faktin se ai ndan në pjesë të barabarta të gjithë të ardhurat që sigurohen nga ndërtimi për truallin dhe mjedisin përreth. “Nuk ndodh më që hija e pallatit të shndërrohet në hije mjerimi për ata që jetojnë rreth tij. Do t’i begatojë njëlloj. Drejtësia sociale, shanset e barabarta janë parimet më themelore mbi të cilat bazohet ky plan. Është hartuar nga një grup i gjerë specialistë të shkëlqyer. Tirana e lidhur me mushkërinë e saj. I jep fund njëherë e përgjithmonë ndërtimit të pallatit të tipit pallati në pajë”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, Tirana u zhvillua për gjysmë shekulli jo duke u hapur ndaj objekteve të kultit, por duke u mbyllur ndaj tyre, moment ky i ndryshuar në këtë planin të propozuar nga ekipi aktual i bashkisë së Tiranës.
Por nga ana tjetër, Kryeministri shpalosi dhe vizionin e ri për funksionimin e KKT-së, e cila nuk do të merret më me detaje, pasi çdo kompetencë për territorin e cila ka qenë më parë kompetcnmë e këtij këshilli do t’i kalojë direkt kryetarit të bashkisë dhe këshillit teknik që do të krijohet pranë bashkive për këtë qëllim.
“Miratimi i planit do të shoqërohet me ndryshime ligjore nga këshilli i ministrave. Çdo kompetencë për territorin e cila ka qenë më parë kompetencë e KKT do t’i kalojë direkt kryetarit të bashkisë dhe këshillit teknik që do të krijohet pranë bashkive për këtë qëllim. Nuk mund të merret KKT dhe Kryeministri me probleme parcelore të zhvillimit të qytetit. Ishte një praktikë e trashëguar bazuar mbi planet pjesore, hipoteza pune shkatërruese për urbanistikën. Ndryshimet brenda javës. Nuk mundet që qeveria qendrore të vendosë për kate apo pozicione në Vlorë, Korçë apo Tiranë. Kjo merr fund sot dhe kjo mbledhje hap një kapitull të ri. Shkëputet nga një trashëgimi aspak e përshtatshme”, bëri me dije Berisha.
vijon....