E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, sherr ne oborrin e shkolles, nje i plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Peshkopisë. Mësohet se nje sherr banal mes dy te rinjsh ka çuar në një plagosje me rrezik për jetën.
 

Sipas të dhënave më të fundit të marra nga korespodenti ynë për “Ora News”, dy te rinjte janë grindur pranë portës së oborrit të shkollës së mesme, ndërsa i riu 17 vjecar, Alban Xhenga është plagosur në afërsi të zemrës nga i riu Aranit Cara.
 

Tashmë Xhenga është transportuar në Spitalin e Peshkopisë, pasi gjendja e tij shëndetësore është mjaftë e rëndë. Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka bërë të mundur arrestimin e Aranit Carës, ndërsa ka nisur hetimet lidhur me kete sherr mes te rinjsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›