E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni Arrestohet pronari i televizioni A1 Velija Ramkovski

Policia maqedonase e ka ndaluar mbreme para mesnate pronarin e televizionit A1 zotin Velija Ramkovski drejtoreshen e televizionit si dhe disa drejtues te kompanive qe veprojne ne adresen e njejte me televizionin e qe jane prone e zotit Ramkovski apo te anetareve te familjes se tij.

Nderhyrja e policise sipas televizionit ka ndodhur sikur ne film Disa autovetura jane futur me shpejtesi ne oborrin e televizionit dhe njerez me veshje civile pa treguar ndonje autorizim e kane marre pronarin e televizionit drejtoreshen Aneta Kocishki dhe persona te tjere.

Sipas policise dhe Drejtorise se te Hyrave Pubike zoti Ramkovski akuzohet mes tjerash per fshehje taksash qe kapin nje shume prej mbi kater milion Euro.

Te ndaluarit jane mbajtur mbi dymbedhjete ore ne polici para se tu dorezoheshin sot organeve hetuese.

Biznesmeni i njohur Ramkovski e ka quajtur kete si demokracia ne veper e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Televizioni A1 konsiderohet si mjet me i fuqishem i informacionit dhe me ndikim ne Maqedoni. Kohet e fundit ky televizion eshte shprehur mjaft kritik kunder politikave te qeverise se kryeministrit Nikolla Gruevski. Televizioni tjeter A2 poashtu ne pronesi te biznesmenit Ramkovski planifikon qe se shpejti te filloje me porogram ne gjuhen shqipe.

Shtypja e lirise se shprehjes ne Maqedoni nenvizohet edhe ne raportin e progresit qe Komisioni Evropian e nxorri ne muajin nentor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›