E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kamioni perplas motocikleten

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak minuta më parë në rrugën nacionale Elbasan- Cerrik, konkretisht në fshatin Kuçan. Sipas të dhenave nga korespodenti ynë për “Ora News”, në qytetin e Elbasanit, shtetasi Nexhi Sulmina ndërsa ishte duke udhetuar me një biciklete është përplasur nga një kamion me targa EL 2360 B drejtuar nga Florenc Çekrezi. Sipas të dhenave te fundit mësohet se është vënë në pranga drejtuesi i kamionit, dhe tashmë kane nisur hetimet lidhur me kete aksident, ku janë hedhur disa pista, nder to shpejtesia tej normave, duke cuar ne kete aksdent tragjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›