E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Tarifa: Xhuxhmaxhuxhin Kastriot Islami të huajt e etiketonin si Rasputini

tarifaIsh-ambasadori shqiptar në Amerikë, Fatos Tarifa, në një shkrim të botuar tek Dita, ka risjellë disa kujtime nga koha e detyrës së tij. Ai shkruan sidomos për ish-ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Kastriot Islami, të cilin e quan xhuxhmaxhuxh.

Gjatë katër viteve (prill 2001-maj 2005) që unë shërbeva si ambasador i Shqipërisë në Uashington, eprorë të drejtpërdrejtë të mi kanë qenë pesë ministra të jashtëm: Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta (njëkohësisht edhe zëvendës kryeministër), Luan Hajdaraga (ministër ad interim) dhe Kastriot Islami. Në përgjithësi, marëdhëniet e mia të punës dhe bashkëpunimi institucional me shumicën prej tyre kanë qenë shumë korrekte dhe produktive. Vetëm njëri prej tyre, Islami, krijoi dhe ruajti me mua marrëdhënie të ashpra në ekstrem, profesionalisht absurde dhe psikologjikisht shumë të rënduara, tërësisht për shkak të mediokritetit, të paaftësisë profesionale, të xhelozisë dhe të malinjitetit të tij, shkruan Tarifa.

Sipas tij, e gjithë karriera politike e Kastriot Islamit ka qenë e lidhur me fatin politik të Fatos Nanos (dhe, së fundmi, paradoksalisht, me atë të Sali Berishës).

Me përjashtim të postit të ministrit të Arsimit, të cilin për një kohë shumë të shkurtër atij ia dha Ramiz Alia gjatë kohës së sistemit njëpartiak, të gjitha postet e tjera politike të Islamit kanë qenë dhuratë, ose shpërblim nga kryeministri Nano për Rasputinin e tij. Dëshiroj të sqaroj për lexuesin se merita e krahasimit mjaft të goditur të Islamit me Rasputinin nuk më përket mua. Këtë epitet atij ia ka venë një ndër drejtuesit e misionit të Bankës Botërore në Tiranë kur Islami ishte ministër i Financave. Në kujtimet e tij mbi Shqipërinë, Islamit i kushtohet një kapitull më vete, i titulluar Rasputini shqiptar, shkruan ndër të tjera Tarifa./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›