E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peter MacKay mund të jetë sekretari i ri i NATO-s

Pas mosmarrëveshjeve për zgjidhjen e kryeministrit danez, në postin e sekretarit të përgjitshëm të NATO, në qarqet mediatike ka nisur të shfaqet emri i ministrit kanadez të mbrojtjes, Peter MacKay. Ai shihet si një prej kandidatëve për të cilët mund të arrihet edhe konsensusi i 28 vendeve anëtare të NATO-s. Emri i MacKay nisi të lakohet pas deklaratës së zyrtarëve turq për vendosjen e vetos kundër kandidaturës, së kryeministrit danez. Megjithëatë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve shkruajnë se tratativat, për emrin e ri të sekretarit të përgjithshëm të NATO nuk kanë përfunduar ende. Kujtojmë këtu telefonatën e gjatë të kryeministrit italian, me atë turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›