E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Zgjedhja e sekretarit të ri të NATO-s, jo urgjente

SHBA nuk sheh asnjë urgjencë për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje për caktimin e shefit të ri të NATO-s gjatë samitit për 60-vjetorin e saj, deklaroi sot një zyrtar i lartë amerikan."Presidenti Obama është përfshirë në këtë diskutim dhe ne do jemi në pritje të përfundimit të këtij diskutimi. Tradicionalisht, Uashingtoni nuk ka mbajtur publik për preferencat e tij për këtë post'', theksoi ai.
Turqia është shprehur kundër kandidaturës së danezit, Anders Fogh Rasmussen për drejtimin e NATO-s."Unë jam kundër. Kam dyshime për aftësitë e tij për të kontribuar për paqen botërore'', theksoi Erdogan duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një diskutimi pyetje-përgjigje në qendrën e kërkimeve ''Chatham House''. Erdogan citoi si shembull çështjen e karikaturave kundër Muhamedit, të publikuar nga një gazetë daneze në vitin 2005 dhe që kishte indinjuar botën myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›