Peticion i 100 intelektualeve per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje
Thirrje e me shume se 100 intelektualeve te shquar ne Serbi per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e Kosoves. Me shume sesa 100 figura te njohura te jetes politike publike kulturore historike shkencore etj. te Beogradit u kane bere thirrje serbeve te Kosoves qe te dalin dhe te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te parakohshme qe do te zhvillohen ne kete vend me 12 dhjetor te ketij viti pasi ne kete menyre ata serbet do te mund te permiresonin jo vetem jeten e tyre politike por edhe ate te perditshme sociale. Duke marre pjese ne zgjedhje bashkesia serbe do te siguroje legjitimitet dhe mundesine qe te ndikoje te jeta politike dhe sociale ne Kosove qe nenkupton ne te njejten kohe edhe permiresimin e bashkejeteses shumetnike theksohet ne thirrjen e lartpermendur se ciles i referohet sot media e perditshme serbe. Ne kete thirrje gjithashtu theksohet se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves do tu siguroje ketyre te fundit perfaqesuesit e vet ne Parlamentin kosovar te cilet ne kete menyre do te mund te beheshin bartes te miratimit te ligjeve dhe te kuadrit ligjor per funksionimin e shoqerise kosovare. Kandidatura serbe per anetaresim ne Bashkimin Europian dhe dialogu i paralajmeruar mes Beogradit dhe Prishtines do te krijojne rrethana te reja dhe nje mjedis te ri politik ne te cilin bashkesia serbe ne Kosove do te vendoset ne nje kontekst te ri dhe te ndryshem nga ai i sotmi. Kjo bashkesi ne kete menyre do te jete e angazhuar me aktivisht ndaj se ardhmes se vet ne radhe te pare per hir te mbijeteses se vet te perhershme ne Kosove theksohet ne thirrjen e lartpermendur te me se 100 intelektualeve te shquar serbe. Ministri serb per Kosoven Goran Bogdanovic ka deklaruar se qeveria e Serbise ka analizuar te gjitha pasojat e mundshme para marrjes se vendimit se lsquonuk ka kushte qe serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Bogdanovic ka thene per mediat serbe se autoritetet ne Beograd kane marre parasysh realitetin ne terren i cili eshte me kompleks pasi qe pozicioni i serbeve varet nga pjesa ku ata jetojne.