E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni - shkon në 491 numri i firmëtarëve në letrën drejtuar Edi Ramës

18-01-2013 / Gazeta 55

Letrës së elitës shqiptare drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, po i bashkohen personalitete nga e gjithë Shqipëria. Piktorë, skulptorë, aktorë e shkrimtarë, edhe nga Korça, kanë hedhur firmat në letrën drejtuar z. Rama, ku i kërkojnë votimin e tre ligjeve
Spikasin emrat e piktorit Roland Karanxha, skulptorit Vasillaq Kolevica si dhe regjisorit Dhimitër Orgocka.
Qindra personalitete të shoqërisë shqiptare u janë bashkuar gjithashtu edhe 100 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Duke nisur nga Rektori Prof. Dr. Liman Varoshi, Dekanët Prof. Dr. Vilson Kuri, Prof. Dr. Roland Gjini, Prof. Dr. Skënder Topi, Prof. as. dr. Evis Kushi, Prof. as. dr. Peci Naqellari si edhe Profesorë, Profesorë të asociiuar, Doktorë, pedagoge e pedagogë kanë firmosur në letrën drejtuar z. Rama.
Në letrën e tyre ata theksojnë se “Vullneti i shumicës parlamentare le të behët edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t’i votojnë ligjet ‘europiane’”.
Ata i bëjnë thirrje zoti Rama të lejojë deputetët të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Europa.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›