E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticioni i qytetarëve: Të hiqet busti i Zogut nga Tirana

December-24-15-52-564Një grup qytetarësh, të vetorganizuar në rrjetet sociale, po i kërkojnë shumicës së re në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të largojnë monumentin e Ahmet Zogut, vendosur në Tiranë gjatë 100 vjetorit të Pavarësisë.

Arsyet që paraqesin ata në peticionin, dërguar këshilltarëve të majtës, janë këto:

Ahmet Zogu është vlerësuar mjaftueshëm nga shqiptarët me një përmendore në qytetin e tij të lindjes, një mauzoleum dhe me emrin e një bulevardi kryesor në Tiranë dhe nuk ka nevojë për një monument të dytë apo të tretë e kështu me radhë.

Vlerësojmë se Ahmet Zogu është një figurë uzurpuese e pushteti, aspak liridashës gjë të cilën e vulosi me braktisjen e shqiptarëve me 7 prill 1939.

Figura e Ahmet Zogut nuk është sqaruar ende, sikurse veprimet e tij anti-patriotike ku përfshihen përndjeket që i ka bërë figurave të ndritura të kombit si Fan S. Noli, At Gjergj Fishta dhe vrasjet e Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, etj.

Për të treguar se arroganca në këtë vend i ka kohët e shkurtra dhe se kryeministri aktual s’mund të jetë i përjetshëm si dhunues figurash.

Pak ditë më parë, duke folur nga Dibra, kryetari i PS, Edi Rama, tha se Berisha e adhuron Mbretin Zog, pasi edhe ai ka vrarë opozitarët./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›