Peticioni për Kiçinën i dorëzohet Parlamentit
Këshilli Organizativ “Drejtësi në rastin Kiçina” i ka dorëzuar Parlamentit të Kosovës peticionin me nënshkrimet e 48 533 qytetarëve të Kosovës, me kërkesë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dhe ngritjen e një komisionit “ad hoc” hetimor rreth rastit “Kiçina”.
Në një takim me gazetarë, organizatorët bënë të ditur se peticioni i është dorëzuar edhe Gjykatës Supreme të Kosovës, presidentit të Republikës, EULEX-it, sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Kryetari i Këshillit Organizativ, Visar Zogaj, tha se kërkesat e këtij këshilli tashmë janë shndërruar në kërkesa të rreth 50 mijë qytetarëve të Kosovës. Prandaj, ai kërkoi që Kryesia e Kuvendit urgjentisht ta fusë në rend dite diskutimin për çështjen Kiçina.
“Nga Kuvendi kërkojmë mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme dhe ngritjen e një komisioni ‘ad hoc’ hetimor, i cili do të hetonte të gjitha shkeljet ligjore, procedurale si dhe parregullsitë që janë bërë gjatë tërë procesit Kiçina”, ka thënë Zogaj, raporton KosovaPress.
Përkrahje për rastin Kiçina ka dhënë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së. Edhe kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qiriqi, ka thënë se Kuvendi duhet që sa më shpejt ta fusë në rend dite dhe të krijojë komisionin hetimor për çështjen Kiçina.
Peticion për rastin Kiçina është përkrahur nga 15 organizata të ndryshme joqeveritare.