E Hënë, 2 Nëntor 2026

U diagnostikua me sëmundjen e rëndë, Biden: Kanceri na prek të gjithëve

“Kanceri na prek të gjithëve”, tha ish-presidenti amerikan, Joe Biden në një postim në rrjetet sociale, disa orë pasi u publikua lajmi se ai vuante nga kanceri i prostatës.

“Si shumë prej jush, Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë në kohë të vështira. Faleminderit që na mbështetët me dashuri dhe mbështetje“, shkroi Joe Biden në postimin e tij në X, të cilin e shoqëroi me një foto me gruan e tij.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, i cili ka metastazuar në kocka, njoftoi zyra e tij të dielën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›