E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petraeus Lufta nen kontrollin tone

Dinamika e luftes ne Afganistan ka kaluar serish nga duart e talebaneve ne ato te forcave te NATO-s.

Keshtu ka deklaruar gjenerali David Petraeus ne nje interviste per te perditshmen franceze Le Figaro.

Komandanti i trupave amerikane dhe atyre te NATO-s ne Afganistan eshte shprehur se kur drejtohet nje lufte kunder rebelimeve parimet e fitores apo disfates jane te veshtire per tu percaktuar.

Ne kete lloj konflikti te fitosh do te thote te besh progrese ka pohuar Petraeus i cili zevendeson ne kete detyre ish-gjeneralin Stanley McChrystal qe u shkarkua pas disa kritikave ndaj administrates Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›