E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petric Mladici ne Hage fitore e rendesishme per drejtesine evropiane

DW 15 vjet ka pritur Evropa per arrestimin e Ratko Maldicit. Tani ai ndodhet ne Hage per tju pergjigjur akuzave te Tribunalit te OKB per krime lufte ne ish Jugosllavi. E gjitha kjo zoti Petric a eshte nje triumf i vonuar i drejtesise nderkombetare

Petric Sigurisht qe kjo nuk eshte triumf. Por mullinjte e drejtesise bluajne shume ngadale por ato e arrijne qellimin. Pra shprehur ndryshe ky eshte nje mesazh i rendesishem per te gjithe ne Europe dhe me gjere qe krimet e luftes nuk hiqen nga rendi i dites pa dale me pare kriminelet para gjyqit. Une mendoj qe kjo eshte e rendesishme. Bashkesia nderkombetare Europa ka vendosur qe Bosnja lufta ne ish Jugosllavi nuk mund te harrohen per sa kohe qe te gjithe pergjegjesit kryesore nuk kane dale para drejtesise. Dhe tani me arrestimin dhe dergimin e Mladicit ne Hage kjo arriti piken me te rendesishme.

DW Sot Mladicit nga trupi gjykues i Tribunalit te Kombeve te Bashkuara iu lexua aktakuza. Ky lajm mund ti krijoje lehtesim viktimave nga sulmet e pergjakshme. Cfare shpresojne ata dhe cfare presin nga nje proces para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise

Petric Une gjate kohes time si pergjegjes ne Bosnje kam marre persiper gjithcka qe te mbijetuarit te afermit e viktimave te kuptojne qe ne nuk i kemi harruar ato qe krimet e kryera do te gjykohen. Une mendoj se ky eshte nje mesazh i rendesishem qe pasqyron si te themi nje nivel te larte te qyteterimit ne Evrope. Kjo tregon se Europa ka nxjerre mesim nga tmerret e Luftes se Dyte Boterore. Ne shume raste Evropa ka deshtuar ne vitet 90lsquo ne Ballkan ne Jugosllavi por une tani besoj qe ketu ka nje mendim unik dhe pozicion te qarte kjo nuk duhet harruar. Ne deshirojme qe te arrihet drejtesia per viktimat.

DW Per shume serbe ish gjenerali eshte ende nje hero. Shume demonstrues kane reaguar ashper ndaj arrestimit te Mladicit A munden keta serbe radikale ta pengojne Serbine qe te shkeputet nga e kaluara dhe qe vendi te zhvillohet si nje vend modern dhe demokratik

Petric Per Serbine i tere perpunimi i tragjedise jugosllave natyrisht qe eshte nje detyre shume e veshtire. Por kur mendon se nga shume milione serbe qe ka kane demonstruar vetem disa qindra ose nje mije. Megjithese sic e dime nga anketimet ka edhe shume njerez te tjere qe kane simpati per Mladicin ana pozitive eshte se shumica e serbeve e kane kuptuar se ka qene nje rruge ne nje gabim te madh fatal qe e ka demtuar shume shume Serbine nga ana tjeter ka akoma shume prej atyre qe nuk e kane kuptuar ende. Edhe ketu do te jete e domosdoshme qe shoqeria serbe me iniciativen e vet politika kultura intelektuale mediat te bejne sqarime te zgjedhin rrugen e dhimbshme te vetedijesimit dhe me kete te ndihmojne veten.

DW Zoti Petritc a e ka afruar arrestimi i ish gjeneralit Mladic Serbine me prane Bashkimit Evropian

Petric Nuk ka dyshim qe kjo ka shenuar nje pike kthese arrestimi pa dyshim eshte nje hap politik ne drejtim te Europes kur dihet qe kjo per presidentin Tadic sigurisht ka qene shume e veshtire kunder rezistences se nje pjese te konsiderueshme te popullsise sidomos asaj te ushtarakeve te marre kete vendim. Kjo ka zgjatur nje kohe te gjate Europa ketu eshte treguar shume e duruar por une besoj tani se u be vertet nje hap i rendesishem por shume hapa te tjera duhet te pasojne tani. Para se gjithash nje ballafaqim me te kaluaren nje ballafaqim kritik dhe vetekritik ne Serbi po ashtu ne rajon qe te angazhohet me fqinjet per nje dialog nje dialog te vertete nje dialog te dhimbshem qe pastaj te arrihet te diskutohet per ceshtje te medha ekonomike dhe sociale qe te sjelle nje reforme te vertete ne Serbi por edhe ne vendet e tjera te ish Jugosllavise dhe perreth saj.

DW Presidenti Tadic ka kerkuar pas arrestimit te Mladicit nje hetim per akuzat e ngritura lidhur me tregtine e organeve nga UCK-ja ne Kosove nga OKB-ja. Eshte kjo e mundur zoti Petric

Petric Une jam shqetesuar shume kur e kam lexuar kete. Une megjithate jam shprehur kritik kunder ketij raporti sepse ai thjesht nuk paraqet me te vertete deshmi por indikacione qe ka pasur krime te tregetise se organeve. Qe te nxjerresh menjehere perfundime politike per mua ishte shume pak. Une mendoj qe do te ishte e rendesishme para se gjithash per Kosoven per te gjithe te prekurit ose te dyshuarit qe ketu te behet nje sqarim i vertete. Nese kete e ben OKB ose BE kjo eshte e dores se dyte kjo nuk eshte shume e rendesishme. Por e rendesishme eshte qe Kosova udheheqja kosovare Thaci etj duhet po ashtu te pranojne qe ne kete rast duhet te ecin sipas standarteve europiane qe do te thote nje hetim i pavarur qe behet nga Bashkesia Nderkombetare. Edhe nje here e perseris Per mua nuk eshte e rendesishme nese eshte OKB apo BE por per cdo rast duhet nje nga jashte ne menyre qe te siguroje se do te vleresoje objektivisht cfare qendron pas kesaj.

DW Zoti Petric a mundet tani Serbia pas arrestimit te Maldicit te pranohet ne BE edhe pa njohur Kosoven si shtet sovran

Petric Kjo eshte nje ceshtje tjeter e rendesishme. Une jam i mendimit se ka dy ceshtje kryesore per te cilat Serbia duhet ti deshmoje si te thuash pjekuri Europes. Sigurisht qe problemi me i veshtire eshte nga njera ane Kosova. Duhet pare qe nga te dyja palet te kete afrim dhe qe te perpiqen per te gjetur nje kompromis ne frymen europiane. Ceshtja e dyte eshte natyrisht Bosnja. Serbia duhet te tregohen vertete lojale ndaj shtetit te Bosnjes si vend fqinj por jo si shtet qe perzihet ne problemet e brendshme te Bosnjes. Te kthehemi tek Kosova ku une jam i mendimit se do te zgjase ende deri sa Serbia ta pranoje plotesisht qe Kosova nuk eshte me pjese e Serbise. Por duhet qe ne kete drejtim te shkohet ne menyre konstruktive qe te jemi para se gjithash shume pragmatik per te gjetur zgjidhjet Si eshte me nje vend fqinj Si do te organizohet jeta dhe si do te lehtesohet jeta e te gjithe njerezve ne rajon dhe ne Kosove ne vecanti natyrisht tani per si te thuash pakicen e re te serbeve edhe te romeve per te gjitha pakicat ne Kosove. Duhet para se gjithash qe edhe qeveria e Kosoves shqiptaret ne Kosove te jene shume bujare dhe vertet te deshmojne qe ketu ata deshirojne perseri te jetojne se bashku ne frymen demokratike te Europes me serbet dhe kjo do te lere nje pershtypje te madhe ne Beograd qe ne fund te fundit por kjo do te zgjase shume vite te vihet ne nje kompromis.

Autor Mimoza Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›